The building off Datong Road, surrounded by restaurants, massage parlors and a wine importer, is the headquarters of P.L.A. Unit 61398. A growing body of digital forensic evidence — confirmed by American intelligence officials who say they have tapped into the activity of the army unit for years — leaves little doubt that an overwhelming percentage of the attacks on American corporations, organizations and government agencies originate in and around the white tower.
Që kur gazeta “The New York Times” bëri të ditur se po sulmohet nga hakersat kinezë, dyshimet kanë rënë mbi qeverinë kineze. Sulmet e kinezëve mbi kompjuterët e kompanive, por edhe të vetë qeverisë amerikane, janë shpeshtuar kohët e fundit. Por qeveria e Kinës ka mohuar që të ketë gisht në këtë rast. Megjithatë, një firmë sigurie në Amerikë, ka arritur të gjurmojë se prej nga vijnë mijëra sulme kibernetike në SHBA dhe rezulton se ato vijnë nga një godinë e vetme, në të cilën ndodhen zyrat qendrore të një njësie elitare ushtarake kineze, të quajtur “Skuadra e komenteve”. Gazeta “The New York Times” raporton se ajo që është më alarmuese, është se ushtria kineze ka ndërmarrë sulme në rrjetet kompjuterike që kontrollojnë gazsjellësit, energjinë elektrike, ujësjellësit e të tjera pika kyçe të infrastrukturës në vend. Kjo njësi kineze ka arritur të thyejë kodet e sigurisë dhe në agjencitë e inteligjencës në SHBA dhe tek kontraktorët ushtarakë. Qeveria kineze sërish mohon se këto sulme janë të organizuara prej tyre, duke theksuar se thyerjet kibernetike janë të dënueshme me ligj. Disa kritikë akuzojnë presidentin Obama se nuk po u përgjigjet kinezëve, pavarësisht se këto sulme dhe vjedhje kibernetike po i kushtojnë ekonomisë amerikane miliarda dollarë në vit.
No comments:
Post a Comment