Një i dënuar për vrasje, nga Caracasi i Venezuelës, Gavinson Garcia ka bërë provën më interesante për të ikur nga burgu: është futur në valixhen e mikes së tij, Susana ... dhe është kapur shpejt nga policia. Si duket Garcia është nisur nga motoja “është me rëndësi të provosh”! I burgosuri, jo më i gjatë se 1 metër e 60 centimetra kishte lutur mikeshën e tij që kur të vinte për ta vizituar të sillte me vete një valixhe sa më të madhe që të jetë e mundur. Ai e dinte se kontrollime rigoroze bëheshin vetëm në hyrje. Prandaj, Susana, të dielën që shkoi kishte shkuar për vizitë në burg te Garcia me një valixhe të zbrazët, me rrota. Ajo pastaj ka ndihmuar të dashurin e saj për të hyrë në valixhe. Por, kur ajo ishte duke dalë nga ndërtesa e burgut, gardianët vunë re se vajza e brishtë kishte probleme me bartjen e valixhes. Gjatë hapjes së valixhes e zbuluan Garcian të “paketuar” gjysmëlakuriq dhe të zbathur.
Convict's plan to escape jail in suitcase ruined by weak girlfriend
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment