Qendra e re e cila është hapur nga kompania gjigante "Microsoft", do tu mundësojë të punësuarve që të punojnë në hapësira interaktive dhe me mure digjitale, me çka ata do të përjetojnë shtëpitë dhe zyrat të cilat do të evoluojnë në të ardhmen. Në qoftë se do tu besojmë fjalëve të ekspertëve të kësaj kompanie, shtëpitë dhe zyrat e punës do të përbëheshin nga ekrane të mëdha digjitale. Do të lehtësohej puna për kuzhinierët të cilët do të mund të përgatitnin ushqim në mënyrë shumë më të lehtë dhe më të digjitalizuar. Po ashtu do të mundësohej komunikim me ekranet e mëdha të cilat do të vendosen në muret e shtëpisë. Po ashtu do të ndryshojnë edhe pamjet e vendeve të punës, ku sipas këtyre parashikimeve, zyrat në të ardhmen do të mundësonin prezantime të projekteve në mënyrë më efikase dhe më të mirë që do të rriste produktivitetin në punë. I gjithë ky ndryshim pritet të ndodhë në 5-10 vitet e ardhshme. Për më shumë shikoni videon ku prezantohen këto kushte..
Microsoft's New Envisioning Center: Live, Work, Play
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment